Rudiger tentoi t’i shkaktojë tërheqje krahu lojtarit të Lille-s?!

Rudiger duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq – jo për një të kuqe direkt, por për një të verdhë të dytë. Ky është konkluzioni i analistit të arbitrave të “AS”-it, Iturralde González, në lidhje me polemikat në humbjen e Real Madridit ndaj Lille në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Rudiger mori një të verdhë për një faull në mesfushë, dhe, tashmë në një karton të verdhë, e rrëzoi Alexandron jashtë topit.
“Rüdiger e kap nga krahu i majtë dhe bën diçka që i ngjan një levizje në xhudo… ai duhet të ishte përjashtuar. Nuk ishte e nevojshme që VAR-i të ndërhynte dhe të jepte një të kuqe direkt, por ishte padyshim një verdhë e dytë”, shpjegoi Iturralde.
“Ishte një moment çmendurie. Ai ka pak Pepe në veten e tij, pra nga sjellja”, përfundoi Alfredo Relaño.
Mbrojtësi i Madridit i shpëtoi asaj që duhej të ishte një karton i dytë i verdhë. Ne fakt, lojtari i Lille mund te kishte rrezikuar edhe terheqjen e krahut.