Rumenige: Levandovski më i mirë e Haallandi

Sipas drejtorit të Bajern Munhut, Karl Hajnz Rumenige, sulmuesi polak Robert Levandovski është më i mirë se Erling Hallandi.
Pavarësisht dëmtimit të fundit të pësuar nga polaku, Rumenige e sheh sulmuesin polak akoma në qendër të projektit të bavarezëve dhe ka larguar zërat që flasin për një transferim të mundshëm të norvegjezit në Munih.
“Zërat për Haland? Nuk e di nga vijnë këto zëra. Mund të them vetëm një gjë: kemi një futbollist të nivelit botëror në atë pozicion: Robert Levandovski, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023. Jam i bindur se fundi i karrierës së tij është akoma shumë larg, duke parë sesi stërvitet dhe si kujdeset për trupin e tij. Robert është në kulmin e karrierës së tij dhe ka akoma shumë për të dhënë për Bajern-in,” ka thënë Rumenige për “Bild”.