Rumenige shpjegon përse Bajerni refuzoi idenë e Superligës së Evropës

Karl-Heinz Rumenige, i drejtpërdrejtë në gjykimin e tij për të ashtuquajturën Superliga e Europës, shpjegon pse Bajerni e refuzoi që në fillim si projekt.

“Seria A do të bëhej Seria B dhe Bundesliga divizioni i dytë. Turne të dobëta. Dhe a e dini pse e gjithë kjo? Për të dëmtuar Premier Ligën, që fiton më shumë thjesht sepse është më e mira. Sidomos skuadrat spanjolle donin ta dëmtonin dhe shpikën këtë turne, i vetmi që do të vlente. Mirupafshim Juve-Kaljari, lamtumirë Bajern-Bilefeld. UEFA ofron turneun më të mirë të mundshëm, Liga e re e Kampionëve me 36 skuadra, do të jetë edhe më spektakolare dhe e hapur”, tha në fillim Rumenige.

Legjenda gjerman më tej merr si shembull kualifikimin e Kopenhagës në Ligën e Kampionëve, për të shpjeguar se futbolli i ka emocionet tek e papritura, tek ëndrrat e skuadrave të vogla, që shpeshherë bëhen realitet.

“A i keni parë festimet e Kopenhagës për kualifikimin mes 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve? E mendonin të fundit, por u kualifikua. Në futboll ka gjëra të pamundura, emocione…, nuk është matematikë.

 

Modeli amerikan?

Merita mbizotëron tek ne. Po je i mirë, fiton. Superliga do të ishte një ligë e pasur, ku fiton edhe nëse nuk fiton në fushë. Nuk është për ne”, përfundon Rumenige.

LEXO EDHE:

Back to top button