Rumenige: Uroj Shtutgartin se gjeti budallenj të paguanin kaq shumë për Voltemade

Karl-Heinz Rumenige, një nga figurat kryesore të Bajern Munihut, ka folur së fundmi për çmimet e larta të lojtarëve në futbollin europian dhe transferimin e Nik Voltemade. Ai theksoi se kërkesat e Shtutgartit për Voltemade ishin të tepruara.

“Pak nga pak po arrijmë në dimensione që nuk më duken të pranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim të gjitha kërkesat”, tha ai për mediat bavareze.

 

Voltemade u transferua te Njukasëlli për 75 milionë euro, një shifër që Rumenige e komentoi me ironi.

 

“E uroj Shtutgartin se gjeti budallenj të paguanin kaq shumë për Voltemade”.

 

Deri tani, sulmuesi ka luajtur 3 ndeshje në Premier Ligë, duke shënuar 2 gola. Njëri në fitoren ndaj Volves dhe tjetri në humbjen 2-1 ndaj Arsenalit në “Sent Xhejms Park”. Rumenige e përdori rastin për të reflektuar mbi abuzimet ekonomike në transferimet e lojtarëve, duke treguar se edhe klubet e mëdha gjermane po përballen me pritshmëri të tepruara në tregun europian.

LEXO EDHE:

Back to top button