Rusët bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, të paktën 13 të plagosur, mes tyre një adoleshent

Rusët bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, të paktën 13 të plagosur, mes tyre një adoleshent

Të paktën 13 persona u plagosën në sulmet e reja me raketa ruse në qytetin industrial ukrainas të Dnipropetrovsk .

“Katër prej tyre janë shtruar në spital, duke përfshirë një 17-vjeçar”, tha Në Telegram guvernatori ushtarak i provincës Dnipropetrovsk, Valentin Reznichenko.

Mendohet se nën rrënojat e ndërtesave ka ende shumë qytetarë të bllokuar. Sipas autoriteteve, nga sulmi u dëmtuan gjithsej shtatë ndërtesa banimi. Gjithashtu, u shkatërrua një magazinë.

Përveç sulmit në Dnipropetrovsk, sot u bombardua edhe qyteti i vogël Chasiv Yar në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Në qytetin e kontrolluar nga ukrainas, një ndërtesë apartamentesh u godit, duke plagosur tre persona, sipas guvernatorit ushtarak të rajonit, Pavlo Kirilenko.

LEXO EDHE:

Back to top button