Rusët dërguan delfinët ushtarakë në Krime, kanë zbuluar satelitët amerikanë
Rusia ka sjellë delfinët ushtarakë të stërvitur në një bazë detare në Detin e Zi, me sa duket për të mbrojtur flotën e saj nga sulmet nënujore.

Instituti Detar i SHBA analizoi imazhet satelitore të bazës në portin e Sevastopolit dhe arriti në përfundimin se dy strehimore për delfinët ishin zhvendosur në bazë kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt.
Rusia ka një histori të gjatë të trajnimit të delfinëve për qëllime ushtarake dhe i përdor këta gjitarë për të tërhequr sende ose për të penguar zhytësit e armikut.
Baza e Sevastopolit është thelbësore për ushtrinë ruse, sepse ndodhet në pjesën jugore të Krimesë, të cilën Moska e pushtoi në vitin 2014. Sipas analizës amerikane, shumë anije ruse, edhe pse jashtë rrezes së raketave, janë potencialisht të prekshme ndaj sulmeve nëndetëse.
Ukraina gjithashtu trajnon delfinët në një akuarium afër Sevastopolit në një program që daton nga epoka sovjetike.
Gjatë Luftës së Ftohtë, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Sovjetik zhvilluan përdorimin e delfinëve, aftësitë e të cilëve u mundësonin të zbulonin objekte të tilla si bombat nënujore. Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar të paktën 28 milionë dollarë për të mirëmbajtur një flotë delfinësh.