Rusët i largohen rekrutimit, Çekia refuzon t’u japë viza

Rusët i largohen rekrutimit, Çekia refuzon t’u japë viza

Rusët që ikin nga mobilizimi i pjesshëm i urdhëruar nga Vladimir Putin nuk do të pajisen me viza humanitare nga Republika Çeke, tha ministri i jashtëm çek Jan Lipavský.

“E kuptoj që rusët po ikin nga vendimet gjithnjë e më të dëshpëruara të marra nga Putin. Por ata që ikin nga vendi i tyre sepse nuk duan të përmbushin një detyrë të vendosur nga shteti i tyre nuk i plotësojnë kriteret për marrjen e vizave humanitare”, ka thënë ministri, sipas The Guardian.

Më herët sot, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, sugjeroi që dezertorët rusë mund të jenë në gjendje të marrin mbrojtje në Gjermani.

LEXO EDHE:

Back to top button