Rusët po plaçkitin Severodonetsk, situata në qytet është e rëndë
Rusët po plaçkitin Severodonetsk, situata në qytet është e rëndë

Situata në qytetin e pushtuar ukrainas, Severodonetsk është, “në prag të një katastrofe humanitare” i tërë qyteti është plaçkitur nga trupat ruse, njoftoi Guvernatori i Luhanskut, Sergey Gaidai, transmeton Gazeta Metro.
Sot në mëngjes, ai njoftoi se 80% e ndërtesave të banimit janë shkatërruar ose dëmtuar në Severodonetsk.
Gajdaj pohon gjithashtu se qyteti është në prag të një katastrofe humanitare dhe se nuk ka ujë, gaz, dhe energji elektrike.
“Që nga fundi i shkurtit, pushtuesit kanë granatuar objektet e infrastrukturës, duke i shkatërruar pothuajse tërësisht. Ata nuk do të jenë në gjendje të rregullojnë asgjë. Sepse edhe në kohë paqeje, një fushë e tillë pune zgjat nga gjashtë muaj deri në një vit, nëse ka materiale dhe punëtorë të kualifikuar. Rusët nuk kanë asnjërën”, shkruan AJB.
Besohet se pothuajse 15,000 civilë mund të jenë ende në Severodonetsk, një qytet që ishte një pikë kyçe në kapjen e rajonit të Luhansk nga Rusia, duke vënë në dukje se nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.