Rusët po planifikojnë të mbajnë një paradë ushtarake më 9 maj në Mariupol
Rusët po planifikojnë të mbajnë një paradë ushtarake më 9 maj në Mariupol

Ukrainasit pretendojnë se Rusia po përgatitet të organizojë një paradë ushtarake në Mariupol më 9 maj.
Kjo bazohet në veprimet e rusëve, të cilët po pastrojnë rrugët qendrore nga rrënojat, municionet e pashpërthyera dhe po heqin trupat e të vrarëve.
“Sergei Kiriyenko, nënkryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, i ngarkuar me politikën e brendshme ruse, ka arritur në Mariupolin e shkatërruar. Ai dihet se së fundmi është bërë kuratori i ri i Kremlinit”, njoftoi Ministria ruse e Brendshme.
Sipas shërbimeve të inteligjencës, detyra kryesore e zyrtarit të Vladimir Putinit është të përgatit “ngjarjet ceremoniale” të 9 majit dhe të imitojë “paradën ushtarake”.