Rusët zbukurojnë sheshin për Krishtlindje me ushtarë prej akulli

Rusët zbukurojnë sheshin për Krishtlindje me ushtarë prej akulli

Dhjetëra ushtarë rusë të armatosur me kallashnikov qëndrojnë palëvizur në sheshin kryesor të qytetit siberian të Chitas, në temperatura -33 gradë. Ndërsa njerëzit kalojnë pranë, ata ndalojnë dhe ia ngulin sytë ushtarëve. Disa prej tyre bëjnë selfie.

Ka një arsye pse ushtarët nuk po lëvizin asnjë muskul. Ata janë prej akulli.

Chita shtrihet 3,000 milje (4,830 km) në lindje të Moskës. Autoritetet lokale vendosën që skulpturat e akullit do të ishin një dekorim i përshtatshëm për këtë sezon festiv; një mënyrë për të inkurajuar një vit të ri patriotik. Shumica e njerëzve me të cilët flas në shesh e miratojnë. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button