Rusi, 10 të vdekur nga rrëzimi i një avioni, kreu i Wagnerit raportohet të ketë qenë në bord
Rusi, 10 të vdekur nga rrëzimi i një avioni, kreu i Wagnerit raportohet të ketë qenë në bord

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, besohet se ishte në bordin e një avioni që u rrëzua pasditen e kësaj të mërkure në periferi të Moskës.
Dhjetë persona besohet se janë vrarë në total nga rrëzimi i avionit privat në veri të kryeqytetit rus, konkretisht në rajonin Tver.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se në mesin e pasagjerëve besohet të jetë edhe shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Ky i fundit drejtonte grupin e madh të mercenareve “Wagner” të cilët kanë qenë të përfshire në luftën e Rusisë kundër Ukraines.
Mirëpo pak muaj më parë mercenaret u rebeluan duke krijuar kaos me Moskë.
Vetëm negociimi i presidentit bjellorus bëri që Prigozhin të tërhiqej bashkë me mercenarët e tij duke u larguar pikërisht në Bjellorusi.
Pavaresisht se në publik Putin e amnistoi Prigozhinin, mediat dhe analistet ndërkombetarë nenvizuan se kreu i Kremlinit nuk e kishte falur kurrë rebelimin e madh të Prigozhin në zemër të Rusise,.