Rusi, rekord infektimesh me COVID-19 në 24 orë

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka arritur në 1 415 316, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 24 366.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 15 982 raste të reja me virusin, që është shifra më e lartë ditore në vend deri më tani dhe 179 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1 075 904, me 5 328 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 5 376 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 367 629, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 6 009, me 51 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 54,3 milionë teste, përfshirë 449 mijë në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në Moskë ka hyrë në fuqi një masë e re kundër pandemisë, sipas së cilës, qytetarët duhet të marrin leje të posaçme për të shkuar në bare dhe klube të natës.

LEXO EDHE:

Back to top button