Rusia akuzohet për sulme kibernetike përpara zgjedhjeve gjermane

Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, Komisioni Evropian ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të ndërhyjë në proceset demokratike evropiane. Ata në një deklaratë për media, kanë thënë se: “Shtetet Anëtare të BE-së, kanë vërjetur aktivitete kibernetike me qëllim të keq, të përcaktuara si ‘Ghostëriter’ ‘Shkrimtar fantazmë’, dhe i kanë lidhur ato me shtetin rus”, shkruan CNN, transmeton Alsat.

Sipas komunikatës, thuhet se aktivitete të tilla janë të papranueshme pasi kërkojnë të kërcënojnë integritetin dhe sigurinë e tyre, vlerat dhe parimet demokratike dhe funksionimin thelbësor të demokracive.

Sipas BE -së, sulmet kishin në shënjestër “anëtarë të shumtë të Parlamenteve, zyrtarë qeveritarë, politikanë dhe anëtarë të shtypit dhe shoqërisë civile në BE duke hyrë në sistemet kompjuterike dhe llogaritë personale dhe duke vjedhur të dhëna”.

“Politikanët dhe zyrtarët gjermanë ishin në mesin e atyre që ishin në shënjestër të aktiviteteve kibernetike me qëllim të keq rus”, tha një zyrtar i BE-së për CNN të Premten.

Në përfundim të komunikatës thuhet se BE, dhe shtete e tij anëtare, denoncojnë këto sulme kibernetike me qëllim të keq, derisa i bëjnë thirrje Federatës Ruse që të përmbahen nga këto sulme./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button