Rusia e gjobiti Google me 366 milionë dollarë

Gjykata ruse vendosi të gjobisë Google me një gjobë prej 366 milionë dollarësh

Rusia ka gjobitur gjigantin e teknologjisë amerikane për shkak se kompania nuk ka fshirë informacionin “të ndaluar” për luftën në Ukrainë. Gjoba vjen pasi Google ka dështuar në mënyrë të përsëritur të shqyrtojë kërkesat për heqjen e informacionit të ndaluar nga ligji rus.

Rregullatori kombëtar i internetit dhe medias Roskomandzor i kërkoi më parë Google të heqë të gjitha informacionet nga YouTube në lidhje me ofensivën ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Roskomnadzor dërgoi 17 njoftime në Google duke kërkuar respektimin e ligjit rus, por kompania nuk u përgjigj. Gjoba totale është e barabartë me një të dhjetën e të ardhurave vjetore të Google dhe strukturave të saj në Rusi.

Në fund të qershorit, Roskomnadzor pretendoi se Google nuk kishte fshirë “të paktën 7000 materiale të paligjshme në YouTube”.

LEXO EDHE:

Back to top button