Rusia e Kina stërvitin bombarduesit bërthamor gjatë vizitës së Joe Biden në Japoni

Rusia e Kina stërvitin bombarduesit bërthamor gjatë vizitës së Joe Biden në Japoni

Një stërvitje e përbashkët e aviacionit ushtarak rus e kinezë u zhvillua të martën gjatë vizitës së Presidentit Amerikan Joe Biden në lindje të Azisë që dëshmon se dy shtetet mbesin të afërta.

Një zyrtar i amerikan i ka thënën rrjetit televiziv amerikan Fox se Rusia dhe Kina kishin fluturuar me bombardues strategjik me kapacitete bërthamore këtë të martë.

Stërvitjen ky zyrtar e përshkroi si bashkëpunimi më domethënës mes dy shteteve që prej se Rusia invadoi Ukrainën tre muaj më parë, ndodhi pikërisht kuyr Biden gjendet në Tokio për samitin e liderëve të Quad, organizimi mes Japonisë Indisë dhe Australisë për t’iu kundërvënë Kinës komuniste.

Bombarduesit e shfrytëzuar në stërvitje “ përshkuan Detin e Japonisë dhe vazhduan mbi Detin lindor Kinez dhe Detin e Filipineve” ka thënë zyrtari. Stërvitje të tilla me bombardues strategjik nuk mund të planifikuar me shpejtësi dhe me shumë gjasë janë përgatitur me kohë nga dy shtetet tha zyrtari duke shtuar se është një dëshmi sesa serioze e konsideron Kina partneritetin me Rusinë. Është edhe një mesazh i Rusisë për shtetet e tjera të rajonit se në cilin krah qëndron Rusia.

Minsitria ruse e mbrojtjes ka njoftuar në Telegram se grupi i bombarduesve strategjik Tu-95 dhe ato kinezë Xina H-6 kanë kryer patrulla mbi Detin e Japonisë dhe mbi Detin e Kinës lindore. Ata shtuan se koha e fluturimit ishte rreth 13 orë dhe në një pjesë të tij bombarduesit ishin përcjellë nga aeroplanë luftarak të Koresë së Jugut dhe atyre të forcave ajrore të Japonisë.

Ata shtuan se nuk ka pasur shkelje të hapësirave të huaja ajrore.

LEXO EDHE:

Back to top button