Rusia e konfirmon tërheqjen e forcave ruse nga Izium dhe Balakliya

Rusia e konfirmon tërheqjen e forcave ruse nga Izium dhe Balakliya

Ministria ruse e mbrojtjes e ka konfirmuar më herët tërheqjen e forcave ruse nga Izium dhe Balkliya.

Në një deklaratë të publikuar nga media shtetërore RIA Novosti, ministria pretendoi se ishte marrë një vendim për të “rigrupuar trupat ruse të stacionuara në rajonet Balaklia dhe Izium” dhe “të shtohen përpjekjet në Donetsk” në mënyrë që “të arrihen qëllimet e deklaruara të operacioni special ushtarak” dhe “çlirimi” i Donbasit, raporton The Guardian.

Gjithashtu u pohua se një numër “ngjarjesh shpërqendrimi dhe demonstrimi” ishin organizuar për të fshehur “veprimet reale të trupave” dhe për të lejuar tërheqjen.

Ndryshe, Ukraina duket se ka rifituar kontrollin e dy qyteteve kryesore të Kupiansk dhe Izium pas një kundërofensive të madhe në rajonin e Kharkiv ditëve të fundit.

Fotografitë e publikuara nga forcat ukrainase të sigurisë treguan trupa në Kupiansk, një qendër e rëndësishme logjistike për forcat ruse në Ukrainën lindore.

Flamuri ukrainas është ngritur gjithashtu në qytetin e Balakliyas, sipas guvernatorit rajonal të Kharkiv.

LEXO EDHE:

Back to top button