Rusia gjobit TikTokun për shkelje ligjore

Rusia gjobit TikTokun për shkelje ligjore

Një gjykatë ruse e ka gjobitur rrjetin social TikTok me tre milionë rubla apo rreth 30 mijë dollarë, raportoi të dielën Reuters.

Kjo gjobë u shqiptua pasi e ka shpallur fajtor për dështim në respektimin e kufizimeve ligjore ruse për shpërndarjen e llojeve të caktuara të informacionit.

Kështu bëri të ditur shërbimi për shtyp i gjykatave të Moskës.

Ai nuk specifikoi natyrën e ankesës kundër TikTokut.

LEXO EDHE:

Back to top button