Rusia i rikthehet marrëveshjes për grurin
Rusia i rikthehet marrëveshjes për grurin

Rusia ka thënë se do të rikthehet në marrëveshjen që mundëson eksportimin e produkteve të grurit nga Ukraina. Moska ka pezulluar pjesëmarrjen në fundjavë duke kërcënuar me përshkallëzim të krizës ushqimore në gjithë botën. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka pranuar garanci me shkrim nga Kievi se korridori në Detin e Zi, për bartje të grurit, nuk do të përdoret për operacione ushtarake kundër Rusisë. Bllokada ruse ka rezultuar me mungesa ushqimesh në botë dhe rritje të çmimeve, pasi Ukraina dhe Rusia janë ndër furnizueset më të mëdha në botë të drithërave.