Rusia ka njoftuar SHBA-në se do të kryejë stërvitje bërthamore

Rusia ka informuar Shtetet e Bashkuara se po fillon stërvitjet e saj vjetore bërthamore dhe se do të përfshijë lëshimin e raketave bërthamore duke filluar nga nesër, tha qeveria amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se presin që Rusia të kryejë lëshime testuese të raketave gjatë stërvitjeve vjetore të forcës strategjike bërthamore “Thunder”, duke vënë në dukje se ajo ka përdorur raketa balistike ndërkontinentale në të kaluarën.

Sipas traktatit të ri START, Rusisë i kërkohet të njoftojë paraprakisht për lëshime të tilla raketash.

“Shtetet e Bashkuara janë njoftuar dhe siç kemi theksuar më parë, kjo është një stërvitje rutinë vjetore ruse,” tha zëdhënësi i Forcave Ajrore, Gjeneral Patrick Ryder në një konferencë shtypi.

Rusia ka bërë më parë pretendime në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Ukraina po përgatitej të përdorte një “bombë të pistë” në territorin e saj, por politikanët dhe zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas e kundërshtuan me vendosmëri pretendimin si dezinformim dhe një pretekst për përshkallëzimin e luftës.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s hedhin poshtë akuzat se Ukraina po përgatitet të përdorë një “bombë të pistë” në territorin e saj për të fajësuar Rusinë për kontaminimin radioaktiv që rezulton.

LEXO EDHE:

Back to top button