Rusia nuk është e gatshme për njohjen e Bitcoin

Rusia nuk është e gatshme të njohë kriptovalutën bitcoin si sistem pagese, porositi zëdhënësi i Kremlinit Dmitriy Peskov, duke theksuar se barazimi i monedhave të tilla parciale me instrumentet financiare do të dëmtonte vetëm sistemin ekonomik.

Peskov në një konferencë shtypi në Moskë foli për vendimin e autoriteteve në El Salvador, me të cilin në këtë vend filloi të përdoret kriptovaluta bitcoin si monedhë legale.

Duke theksuar se Rusia nuk është ende gati për një hap të tillë, Peskov tha:

“Është e qartë se Rusia nuk është e gatshme për hapa të tillë. Deri më tani, nuk ka arsyen më të vogël për hapa të tillë”.

Duke argumentuar se kriptovalutat nuk duhet të barazohen me instrumentet tradicionale financiare, Peskov shtoi:

“Lidhja e monedhave të tilla parciale me instrumentet financiare do të dëmtojë vetëm sistemin ekonomik”./AA/

LEXO EDHE:

Back to top button