Rusia po përballet me mungesë të armëve si rezultat i luftës në Ukrainë

Rusia po përballet me mungesë të armëve si rezultat i luftës në Ukrainë

Një medie e “pavarur” ruse raporton se Moska është lodhur nga lufta në Ukrainë dhe se po përballet me mungesë të raketave, bombave, artilerive të ndryshme si dhe mjetet e blinduara që u janë shkatërruar në masë të madhe gjatë luftimeve.

Madje sipas kësaj media, deri në fund të vitit dhe me këtë intensitet të luftimeve, Rusia do të ketë probleme të mëdha në ushtrinë e saj.

Një burim brenda ushtrisë ruse ka bërë të ditur se Rusia po përballet me mungesë të mëdha edhe të pajisjeve të ndryshme ushtarake – që edhe po u kushton me jetë ushtarëve rusë.

Për shkak të sanksioneve të Perëndimit, Rusia nuk po mund të vazhdojë në përmbushjen e kapaciteteve prodhuese të armëve – kjo si rezultat i mungesës së shumë pjesëve me të cilat prodhohen armët.

E pavarësisht se kishte trashëguar arsenal të madh armësh nga koha e Bashkimit Sovjetik, ato nuk do të mund të zgjasin edhe shumë – madje shumë prej tyre janë shumë të vjetra dhe jofunksionale në të cilat nuk guxojnë të mbështeten ushtarët në fushëbetejë.

LEXO EDHE:

Back to top button