Rusia regjistron 635 viktima dhe mbi 29 mijë raste të reja me Covid-19

Rusia regjistroi sot rekorde të reja infektimi me koronavirusin e ri dhe viktima, në mungesë të një kufizimi të përgjithshëm, pavarësisht valës së dytë që ka goditur vendin.

Autoritetet ruse njoftuan për 635 të vdekur dhe 29 935 infektime të reja këto 24 orët e fundit duke e çuar numrin total në më shumë se 2,96 milionë raste.

Numri i të vdekurve ka arritur në 53 096.

Moska, gjithmonë vatra kryesore e epidemisë, ka regjistruar gjithashtu një rekord të ri kontaminimesh ditore.

Vendi i katërt më i prekur në botë, Rusia regjistron tashmë çdo javë rekorde të reja, me një situatë veçanërisht shqetësuese në rajonet më të varfra.

LEXO EDHE:

Back to top button