Rusia shënon rekord viktimash ditore nga koronavirusi
Rusia sot shënoi një rekord tjetër të zi për vdekjet ditore nga COVID-19 për të katërtën ditë me radhë, me 679 viktima të regjistruara, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 136.565.
Rritja e rasteve mbetet e konsiderueshme, me 23.218 persona të tjerë që rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e rasteve në 5.5 milionë ndërsa rastet aktive janë 389.277.
Gjatë së njëjtës periudhë, numri i të shëruarve arriti në 5.03 milionë, përfshirë 18.197 të regjistruara që nga dje.
Mjekja kryesore sanitare e Rusisë, Anna Popova tha se 10 nga 49 rajonet e Rusisë kanë regjistruar një rritje të rasteve.
“Çdo lloj i ri i koronavirusit është pak më i fortë se ai i mëparshmi”, i tha Popova Forumin Urban të Moskës sot.
Ajo parashikoi se vaksinat e reja do të duhen për t’u imunizuar kundër llojeve të reja.
“Kryeqyteti rus Moska vazhdon të udhëheqë me përhapjen e virusit, të cilin zyrtarët e kanë fajësuar për llojin e ri Delta”, tha nënkryetarja e bashkisë, Anastasia Rakova.
“Situata me koronavirusin në Moskë mbetet e tensionuar. Tani, sipas të gjitha studimeve, lloji i ri indian Delta po dominon në qytet. Ai në fakt, ka lënë anash të gjitha llojet e mëparshme”, tha ajo.
Sipas saj, janë vendosur masa shtesë për të parandaluar rritjen, përfshirë izolimin e detyrueshëm dhe testet PCR për personat që vuajnë nga sëmundje të ngjashme me gripin për të thyer zinxhirin e infeksionit.
Zyrtarët po përgatisin aftësitë rezervë për pacientët me COVID-19 për të parandaluar çdo krizë në sistemin e kujdesit shëndetësor, shtoi Rakova.
Ajo tha se mbyllja është parë si mundësia e fundit dhe do të vendoset vetëm nëse përpjekjet e tjera nuk funksionojnë.
Gjatë ditës së kaluar, 6.893 raste u regjistruan në Moskë, duke rritur numrin e përgjithshëm në 1.37 milionë dhe rastet aktive në 179.113.
Gjatë së njëjtës periudhë, virusi mori 112 jetë, duke çuar numrin e të vdekurve në 22.668 ndërsa rikuperimet u rritën me 6.271 në 1.17 milionë./AA








