Rusia shpalli fitore në qytetit juglindor të Mariupolit në Ukrainë

Rusia shpalli fitore në qytetit juglindor të Mariupolit në Ukrainë

Gazetare: Fatlume Dervishi

Vladimir Putin urdhëron trupat e tij të mos sulmojnë fabrikën e çelikut në Azovstal, e cila është baza e fundit e rezistencës së luftëtarëve ukrainas në Mariupol, shkruan Alsat.

Në vend të kësaj, ai u thotë atyre që ta mbyllin uzinën sa as edhe një “mizë” të mos mund të shpëtojë duke shtuar se Rusia tashmë ka kontrollin e qytetit strategjik në port.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse dhe milicia popullore e Republikës Popullore të Donetskut kanë çliruar Mariupolin”, deklaroi Sergei Shoigu, Ministër rus i Mbrojtes.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë sulmin e propozuar të zonës industriale. Unë urdhëroj ta ndërpresim atë. Ky është rasti kur ne duhet të mendojmë – domethënë të mendojmë gjithmonë, por aq më tepër në këtë rast – për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të ushtarët dhe oficerët tanë. Nuk ka nevojë të ngjitemi në këto maja dhe të zvarritemi nën tokë nëpër këto objekte industriale. Bllokojeni këtë zonë industriale që të mos kalojë as “një mizë”, tha Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë.

Një këshilltar i presidentit ukrainas ka thënë se urdhri i Vladimir Putin që trupat e tij të mos sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal është një shenjë se Rusia e ka kuptuar se nuk është në gjendje ta pushtojë atë dhe të marrë kontrollin në Mariupol.

“Trupat ukrainase vazhdojnë ta mbajnë fabrikën e çelikut në Azovstal. Por refuzimi nga ushtria ruse për të sulmuar Azovstal mund të shpjegohet ende me faktin se ata zhvendosën një pjesë të trupave të tyre në veri për të forcuar grupet e tyre të cilat përpiqen të arrijnë qëllimin e kryesor politik e që është arritja e kufijve administrativë të rajoneve të Luhansk dhe Donetskt. Kjo shpallje paraprake e fitoreve pa pritur as festat e Pashkëve dhe as 9 majin tregon se rusët e kuptuan kotësinë e operacionit të tyre të fundit”, u shpreh Oleksiy Arestovich, këshilltar i presidentit Zelenski.

Kapja e qytetit juglindor të Mariupolit nga Rusia do të lidhte territorin e mbajtur nga separatistët pro-rusë në lindje me rajonin e Krimesë që Moska aneksoi në vitin 2014.

Ndërkohë, korridoret humanitare në Mariupol nuk llogariten shumë funksionale. Disa civilë të cilët ishin të bllokuar për javë të tëra në qytetin më të gjerë juglindor kanë mundur të largohen, por shumë më pak nga sa pritej. Ukraina thotë se Rusia nuk ka pushuar aspak duke sulmuar edhe infrastrukturën civile.
Donetsk and Luhansk janë rajonet mbi të cilat Rusia synon kontroll të plotë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button