Rusia: Tavani i çmimit të energjisë do të jetë katastrofik për Perëndimin

Rusia: Tavani i çmimit të energjisë do të jetë katastrofik për Perëndimin

Rusia ka paralajmëruar Perëndimin se planet për të kufizuar çmimin e eksporteve të naftës dhe gazit rus në përgjigje të luftës në Ukrainë do të dështojnë dhe do të destabilizojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Pak përpara se Bashkimi Europian të vendoste një kufi mbi çmimin e gazit rus, presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet nëse vendosen kufizime të tilla.

G7 dëshiron të vendosë një tavan mbi çmimin e naftës, i cili nuk është përcaktuar ende. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se perëndimorët nuk e kuptonin se masa të tilla do të preknin vendet e tyre

“Perëndimi nuk e kupton se vendosja e një tavani mbi çmimet e energjisë do të dëmtojnë Perëndimin,” tha Zakharova.

Kryetari i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e Rusisë, tha sot se planet e Perëndimit do të dështojnë dhe se çmimet do të rriten shumë përtej kufirit të çmimeve të tentuar artificialisht.

Ajo që zyrtarët e shtetit të G7 e quajnë “tavan” çmimi do të bëhet një “dysheme”, shkroi Vysislav Volodin, kryetari i Dumës.

Tregu global nuk është i kufizuar në shtatë vende,” tha ai.

Përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar prodhuesin më të madh në botë të burimeve natyrore, nga nafta dhe gazi te ari, metalet, qymyri dhe druri, nuk janë të lehta, veçanërisht kur Kina, India dhe konsumatorët e tjerë vazhdojnë t’i blejnë ato.

Shitja e naftës dhe gazit në Europë është një nga burimet kryesore të fitimeve të këmbimit valutor të Rusisë pasi gjeologët sovjetikë zbuluan naftë dhe gaz në kënetat siberiane pas Luftës së Dytë Botërore.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë pas Arabisë Saudite, e cila është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.

LEXO EDHE:

Back to top button