Rusia: Ukraina tentoi të sulmojë anijet ruse në Detin e Zi

Rusia: Ukraina tentoi të sulmojë anijet ruse në Detin e Zi

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov njoftoi se Ukraina tentoi të sulmojë me mjete detare pa pilot anijet ruse të transportit civil në Detin e Zi.

“Regjimi i Kievit, duke përdorur tre mjete detare pa pilot gjysmë zhytëse në ujë, tentoi një sulm terrorist ndaj anijeve ruse të transportit civil të cilat po lundronin drejt Stambollit në jugperëndim të Detit të Zi”, tha në një deklaratë Konashenkov, duke informuar se sulmi është kryer natën.

Mjetet detare pa pilot u identifikuan në kohë, tregoi Konashenkov duke theksuar se këto mjete u shkatërruan nga anijet luftarake të marinës ruse të cilat shoqëronin anijet e transportit.

Në një deklaratë në orët e mëngjesit nga ministria ruse e mbrojtjes u njoftua se tre mjetet detare pa pilot të ushtrisë ukrainase tentuan të sulmojnë anijet ruse të cilat patrullonin në jugperëndim të Detit të Zi.

Në deklaratë u bë e ditur se anijet patrulluese “Sergey Kotov” dhe “Vasiliy Bıkov” të marinës ruse në Detin e Zi, kanë përmbushur detyrën e kontrollit të lundrimit 340 km në jugperëndim të Sevastopol.​​​​

LEXO EDHE:

Back to top button