Rusia vazhdon sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Rusia vazhdon sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Rusia i ka vazhduar sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës duke shkaktuar ndërprerje të rrymës në disa rajone. Cak i sulmeve ishte qyteti Mikolaiv. Rusia i ka rritur sulmet ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës në ditët e fundit. Më herët zyrtarët në Kiev raportuan se më shumë se 1 milion civilë kanë mbetur pa rrymë. Kryetari i bordit të Ukrenerho, tha ditë më aprë se vendi e ka rritur importin e rrymës nga Evropa, për të ndihmuar në kompensimin e humbjeve. Në rajonin e Harkivit, rreth 200.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë, sipas kryetarit të administratës ushtarake rajonale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button