Rusia vazhdon sulmet në territorin ukrainas, Zelensky thirrje ndërkombëtarëve: Kërkojmë më shumë mbrojtje

Rusia vazhdon sulmet në territorin ukrainas, Zelensky thirrje ndërkombëtarëve: Kërkojmë më shumë mbrojtje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje edhe një herë aleatëve ndërkombëtar për më shumë mbrojtje ajrore, ndërsa Rusia vazhdon sulmet në rajonet lindore të Ukrainës.

Ai tha se Rusia lëshoi 30 raketa, në shumë se 320 drone sulmuese dhe 900 bomba vetëm gjatë muajit mars. “Ne kërkojmë mbrojtje, vecanërisht një numër plotësisht realist të sistemeve të mbrojtjes ajrore që partnerët tanë posedojnë”, tha Zelensky.

Ndihma e huaj ushtarake është zbehur ndërsa lufta ka vazhduar.

Po ashtu kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, thotë se vendi shpreson të ketë municion të mjaftueshëm për të zmbrapsur trupat ruse deri në prill. Kjo vjen pasi ministria ruse e mbrojtjes pretendon se forcat e saj kanë kapur fshatin Orlivka, në rajonin e Donetsk. Shtabi i përgjithshëm ukrainas raportoi më herët sot se forcat e tij kishin zmbrapsur nëntë sulme të ushtrisë ruse në afërsi të Orlivka.

LEXO EDHE:

Back to top button