Rusia vrau 7 civilë në fshatin me shumicë krishtere në Siri, 5 fëmijë mes tyre

Rusia vrau 7 civilë në fshatin me shumicë krishtere në Siri, 5 fëmijë mes tyre

Nga sulmet ajrore të kryera nga forcat ajrore të Rusisë në fshatin Judayda në rajonin perëndimor Idlib në Siri mbetën të vrarë 7 civilë dhe u plagosën 13 të tjerë. Nga viktimat e vdekura 5 ishin fëmijë. 

Sipas raporteve aeroplanët luftarak rus kanë sulmuar nga baza e tyre në Latakia dhe kanë goditur caqe në fshatrat Al-Yacoubiyah dhe Judayda të premten.

Zëvendës koordinatori rajonal i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri, Mark Cutts, e ka dënuar sulmin.

Sipas raporteve Rusia kishte kryer katër sulme ajrore në rajonin e kontrolluar nga opozita siriane Idlib të premten me dy aeroplanë Su-5 në orët e hershme të mëngjesit ka raportuar Al Jazeera.

 

Rusia ka intervenuar në luftën civile më 2015’n që e ndryshoi rrjedhën e luftës dhe tani vetëm provinca Idlib në shumicë kontrollohet nga opozita siriane.

Në luftën që nisi më 2011’n në Siri kanë vdekur mbi 300 mijë civilë sipas OKB, dhe miliona të tjerë janë zhvendosur dhe arratisur nga vendi.

LEXO EDHE:

Back to top button