Ruskovska: Nuk mund të vlerësojë autenticitetin e “dokumentit të ASK-së” për Kamçevin

Ruskovska nuk mund të thotë nëse është autentik dokumenti i publikuar në media, i cili pretendohet të jetë shënim i ASK-së për paraburgimin e Kamçevit.

Kryetarja e Prokurorisë për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, nuk dëshiron të komentojë nëse është autentik përmbajtja e dokumentit që u shfaq në mediume, e që pretendohet të jetë shënim nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, mbi bazën e të cilave është paraburgosu Jordan Kamçev. Në emisionin “360 gradë” në Alsat, Ruskovska tha se nuk e ka lexuar përmbajtjen origjinale dhe se të gjitha informacionet i ka marrë nga kolegja e saj.

“E pashë dje në media, nuk e lexova. Nga ajo që kam biseduar me kolegen time, pasi ajo më informoi se as ajo nuk e ka, gjoja e ka lënë në gjyq. E them vetëm atë që di. Nuk e kam parë atë, kështu që nuk mund të flas për vërtetësinë” tha Ruskovska.

LEXO EDHE:

Back to top button