Sa arrijnë të kursejnë gjermanët në një muaj?
Çmimet në Gjermani janë të larta dhe ende në rritje, por në gjysmën e parë të vitit qytetarët kursyen afërsisht sa vitin e kaluar - mbi mesataren ndërkombëtare.

Norma e kursimeve është 11.3 për qind, që do të thotë se një gjerman mesatar arrin të kursejë 11.3 euro për çdo 100 euro të ardhura neto, ose 260 euro në muaj.
Shkalla e kursimeve ishte rreth 6 për qind më e lartë gjatë pandemisë Covid, në gjysmën e parë të 2020 dhe 2021. Në atë kohë, shumë njerëz kishin më shumë para sepse nuk udhëtonin dhe restorantet dhe qendrat sportive nuk punonin.
Krahasuar me vendet e tjera të industrializuara, në vitin 2022 gjermanët arritën të kursejnë mbi mesataren. Për krahasim, në Itali norma e kursimeve është 2.1 për qind, në Shtetet e Bashkuara 3.7 për qind, në Japoni 5.4 për qind dhe në Austri 8.8 për qind, sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Nga ana tjetër, zviceranët kursejnë më shumë se gjermanët me një normë prej 18.4 për qind dhe holandezët me 12.7 për qind.