Sa është çmimi i 1 gigabajt interneti në mbarë botën?
Sa është çmimi i 1 gigabajt interneti në mbarë botën?
Më shumë se 66 për qind e popullsisë së botës tani përdor internetin dhe të dhënat e fundit tregojnë se numri i përgjithshëm i përdoruesve është 5.35 miliardë.
Ndërkohë, numri i përdoruesve të celularëve arriti në 5.6 miliardë në fillim të vitit 2024, duke përfaqësuar 69.4 për qind të popullsisë së botës.
Ky grafik tregon koston mesatare prej 1 gigabajt (GB) të të dhënave celulare (në dollarë) që nga janari 2024 në 52 vende.
Burimi i fotos: Visual Capitalist
Zvicra ka çmimin mesatar më të lartë për 1 GB me 7,29 dollarë, e ndjekur nga SHBA me 6,00 dollarë.
India dhe Izraeli ofrojnë çmimet më të përballueshme, përkatësisht 0,09 dhe 0,02 dollarë për gigabajt. Në Izrael, ku tre të katërtat e popullsisë zotërojnë një smartphone, konkurrenca e fortë midis ofruesve ka ulur çmimet. Vendi gjithashtu ka një normë depërtimi në tregun e smartfonëve më të lartë se ai i SHBA. Në mënyrë të ngjashme, në Indi konkurrenca e ashpër është faktori kryesor që i mban kostot të ulëta.
Çmimi mesatar global për 1 GB është 2,59 dollarë, me shumë vende në Evropë dhe Afrikë që ofrojnë çmime nën këtë mesatare.