Sa kushtojnë veshjet private të futbollistëve të kombëtares së Francës

Kombëtarja e Francës është grumbulluar para disa ditësh dhe në fokus ishte paraqitja e futbollistëve në kampin e “Gjelave” me veshje speciale. Kjo ka ra në sytë e çdo tifozi, madje disa e kanë quajtur edhe sfilatë të modes.
Por, a e dini se sa kanë kushtuar veshjet e disa prej futbollistëve që janë ftuar nga Didier Deschamps për ndeshjet e shtatorit?
Veshjen më të shtrenjtë e pati futbollisti i Interit, Markus Turam – që kushtoi plotë 10 mijë e 330 euro.
Pas Turamit, me veshjen më të shtrenjtë është lojtari i Bajern Munihut, Mihael Olise – që kap vlerën e 6200 euro. Lojtarët me veshjen më të lirë, ishte ai i Lensit, Brice Samba – që i kushtoi vetëm 295 euro.
Kujtojmë që Franca ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve në këtë muaj e zhvillon sot ndaj Izraelit, në orën 20.45 në një teren neutral për shkak të luftës që po zhvillohet në shtetin vendas. Pas Izraelit, “Gjelat” luajnë ndaj Belgjikës më 14 tetor./Indeksonline/