Sa ushqehemi shëndetshëm gjatë ndërrimit të stinëve?

Sa ushqehemi shëndetshëm gjatë ndërrimit të stinëve?

Rëndësia e krijimit të një rutine në regjimin e ushqimit dhe ushqimet e stinës.

E ftuar në programin Ditë e Re në Alsat, nutricienia Ardiana Berisha Hoxha foli rreth rendësisë së ushqyerjes me ushqimet e duhura kur fillon stina e vjeshtës, faktor që ndikon në imunitetin e trupit të njeriut për t’i bërë ballë dhe virozave apo sëmundjeve të ndryshme të stinës së ftohtë të dimrit.

Ajo e vuri theksin se një rutinë për regjim ushqimor do të ishte shumë mirë dhe pak zor për t’u vendosur por kjo do të na shpëtonte nga mos ngrënia e ushqimeve të shpejta pra fast food të cilat shpien në probleme serioze në sistemin tretës të organizmit.

Ardiana po ashtu shtoi më tej se është shumë e rëndësishme të konsumohen perimet dhe frutat e stinës pasi që vjeshta është një ndër periudhat më të pasura përsa i përket natyres dhe çfarë ajo mund të ofrojë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button