Sadio Mane bën një premtim të madh për tifozët e Bajernit

Aventura e sulmuesit senegalez Sadio Mane me fanellën e Bajern Munihut nuk po shkon ashtu sikurse ai dëshiron. I ardhur nga Liverpulli verën e kaluar, sulmuesi 30-vjeçar ka qenë larg fushave për një kohë të gjatë si pasojë e dëmtimit, duke humbur edhe botërorin e Katarit.
Sulmuesi është i vetëdijshëm se nuk ka dhënë atë që pritej me bavarezët.
“Mendoj se së shpejti të gjithë do të shihni atë Mane që keni adrmiruar kur luaja me Liverpool. Këtë gjë ua premtoj, pasi këtë sezon nuk kam dhënë atë që pritej për shkak të dëmtimitm” tha në fillim sulmuesi senegalez.
Këtë sezon, Sadio Mane ka luajtur në total në 30 ndeshje me Bajern Munihun, duke realizuar 11 gola. 30-vjeçari shpreson që këtë fundsezoni të ndihmojë ekipin në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.
“Kemi ende dy objektiva të rëndësishëm për të arritur dhe nuk do të ndalemi sa t’i fitojmë”, tha në fund Mane.