Sadio Mane, kalon testet dhe zyrtarizohet tek Al Nassr

Sulmuesi senegalez i Bajern Munihut, Sadio Mane ka përfunduar me sukses testet mjekësore me klubin nga Superliga e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Gjatë mëngjesit të sotëm me orën tonë lokale, Mane ka bërë testet mjekësore në Dubai, me klubin saudit. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, 31-vjeçari i përfundoi testet mjekësore me sukses dhe shumë shpejt pritet të bëhet lojtar i ri i Al Nassr. Zyrtarizimi i Manes thuhet se do të vjen sot gjatë ditës pasi marrëveshje është arritur mes gjitha palëve.

Te Al Nassr, senegalezi do të gjej emra yjesh si Kristiano Ronaldo, Marselo Brozovic dhe Anderson Taliska. Përveç Bajern Munihut, Mane në të kaluarën ka luajtur edhe me Liverpullin, Sautemptonin dhe  Salzburgun.

LEXO EDHE:

Back to top button