Sadio Mane nuk bën pjesë në planet e Tushellit?!

Skuadra e Bajernit synon të shesë Sadio Mane-n, lojtari nuk është i përfshirë në planet e Tomas Tushellit. Kujtojmë se pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Man. Sitit, të cilën Bajerni e humbi me rezultat 0:3, Mane goditi Liroj Sane-n në fytyrë gjatë një konflikti në dhomat e zhveshjes.
“Me sa kam dëgjuar, Bajerni do të bëjë gjithçka që është e mundur për të hequr qafe Sadio Mane-n në verë. Tomas Tusheli nuk ka plane për Mane, pasi lojtari nuk përshtatet në sistemin e tij. Ky është informacioni im. Brenda klubit, Mane është shumë kritik. Transferimi i Mane-s konsiderohet si një gabim, sidomos duke pasur parasysh pagën e tij prej më shumë se 20 milionë euro në vit”, ka shkruar në tuiterr gazetari Florian Plettenberg nga Sky Sport Deutschland.