“Safe Jorunalists”, dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj ekipit të televizionit ALSAT M
“Safe Jorunalists”, dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj ekipit të televizionit ALSAT M

Rrjeti SafeJournalists dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj ekipit të televizionit ALSAT M derisa po raportonin për zjarrin e madh në Vizbeg. “Ky akt brutal dhe i qëllimshëm dhune kundër gazetarëve është një sulm jo vetëm ndaj individëve, por edhe ndaj të drejtës së publikut për t’u informuar rreth çështjeve me interes publik. Është e papranueshme që gazetarët, ndërsa kryejnë punën e tyre në terren, të ekspozohen ndaj rreziqeve të tilla.
“Po dëshmojmë një trend shqetësues ku gazetarët bëhen gjithnjë e më shumë shënjestër e sulmeve pa pasoja gjatë raportimit nga terreni. Kjo duhet të ndalet. Institucionet kanë detyrim ligjor dhe moral për të mbrojtur gazetarët, jo vetëm duke ndjekur penalisht autorët e krimeve, por edhe përmes parandalimit. Ne nuk do të pranojmë heshtjen ose gjysmëmasat”, tha Tamara Filipović, koordinatore e rrjetit SafeJournalists.
Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje institucioneve kompetente të kryejnë një hetim të shpejtë, të pavarur dhe efektiv për këtë incident dhe të vendosin dënimet më të rrepta ndaj autorëve, në përputhje me ligjin. Një përgjigje në kohë dhe vendimtare nga autoritetet do të dërgojë një mesazh të qartë se dhuna ndaj gazetarëve nuk do të tolerohet. Ne shprehim mbështetje dhe solidaritet të plotë me kolegët tanë nga ALSAT M nga Maqedonia e Veriut.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare rreth këtij incidenti dhe do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën. Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut, thuhet në reagimin e rrjetit “Safe Jorunalists”