Sulmuesi Kosovar, i cili luan te Hajduk Split, Emir Sahiti është ftuar për herë të pare që të luajë për kombëtaren e Kosovës. Sahiti, i cili aktualisht luan për skuadrën kroate Hajduk Split, është ftuar nga trajneri i ri i Kosovës Alen Zhires për dy ndeshjet miqësore të ‘Dardanëve’. Këtë e ka bërë të ditur skuadra kroate përmes një komunikate zyrtar për media.
“Emir Sahiti është ftuar për herë të parë në Kombëtaren A të Kosovës, e cila do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë pushimit të kampionatit. Kosova do të luajë me Burkina Fason në Prishtinë më 24 mars dhe do të përballet me Zvicrën në Cyrih më 29 mars”, thuhej në komunikatën e Hajduk Splitit.
Sahiti po kalon në një formë mjaft të mirë në Kroaci, në gjithsej 34 paraqitje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asiste.








