Salah i tregoi Gabaskit se nga cila anë do ta godasë penalltinë Mane
Senegali dhe Egjipti janë duke u përballur në kuadër të finales së Kupës së Kombeve të Afrikës.
Qysh në minutën e shtatë, senegalezët patën mundësinë e artë që të kalonin në epërsi, por dështuan. Mohamed Abdelmonem bëri ndërhyrje të palejueshme në zonë, derisa nga pika e bardhë topin e vendosi Sadio Mane. Por, derisa ylli i Liverpoolit po bëhej gati të gjuante, Mohamed Salah iu afrua portierit të Egjiptit që t’i tregonte se nga do gjuante bashkëlojtari i tij.
Kështu, në minutën e shtatë, portieri Gabaski ia doli të priste penalltinë e Manes, falë ndihmës së bashklojtarit të tij, që po ashtu luan te Liverpooli.
Salah telling Gabaski where Mane is going to hit it. pic.twitter.com/MMywPlDHnJ
— – (@AnfieldRd96) February 6, 2022







