Saliu: Nuk pati vullnet nga institucionet për zgjidhjen e çështjes “Toni Sali”

Toni Sali ishte nxënës super i shkëlqyeshëm, këtë e konfirmuan për zyrën e Avokatit të Popullit nga Shkolla Fillore “26 korriku”, ku tanimë i ndjeri Toni Sali kishte vijuar mësimet.  Suzana Saliu në “Programi 200”, u shpreh se prej momentit kur Institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar rastin, ka shfrytëzuar të gjitha mekanizmat që të vije deri tek zgjidhja, por sipas saj sikur tek institucionet përkatëse nuk kishte vullnet që të arrihet deri tek zgjidhja e kësaj çështje.

Ne kur e kemi pa rastin për herë të parë, kemi parë një lloj absurdi, menjëherë kemi ndërmarr ato mekanizmat tonë, kemi shkuar në vendngjarje, kemi hapur të gjitha dokumentet e lëndës, kemi biseduar me nëpunës shtetëror të evidencës amë, pastaj ato i kemi ftuar në zyrën tonë, pastaj përsëri ne kemi shkuar. Na kanë kërkuar disa dokumente që përmes Avokatit të Popullit i kemi siguruar. Për shembull na kërkuan një vërtetim se Toni Sali ka qen nxënësi rregullt i Shkollës Fillore “26 korriku”. Në vend që ata ta kërkojnë në mënyrë zyrtare, ne u deshtë të shkojmë me ekipin tonë dhe ta sigurojmë. Dhe është për tu veçuar sepse hasëm në një mirëkuptim shumë më të madh nga ana e shkollës fillore 26 korriku, dhe ata kishin shumë fjalë miradije për këtë nxënës, kishte qenë nxënës super i shkëlqyeshëm…Por nuk ka pasur vullnet që të zgjidhjet kjo çështje, ky problem i Toni Sali”,

LEXO EDHE:

Back to top button