Saliu: Të ulen të gjithë faktorët për zgjidhje
Saliu: Të ulen të gjithë faktorët për zgjidhje

Politika ditore ka mbisunduar interesat shtetërore edhe në rastin e eurointegrimeve. Kështu vlerëson diplomati i karrierës Rexhep Saliu, në intervistë për Alsat.
Sipas tij, për zhbllokim të procesin, duhet konsensus i gjerë mes gjithë faktorëve në vend.
“Politika ditore çdo herë në Maqedoni është politikë ditore. Nuk është politikë shtetërore. Dhe është politikë partiake. E para që duhet të ndodhë është që të ulen të gjithë faktorët që vendosin në Maqedoni, të ulen dhe mosmarrëveshjet që i kanë në relacion me Bashkësinë Evropiane, edhe me shtetet fqinje, njëherë e përgjithmonë t’i mbarojnë. Duhet të ketë një vendim përfundimtar. Duhet ta kenë vullnetin sepse jeta e tyre ka qenë luksoze në permanencë kurse tani duhet ta marrin një vendim në interes të popullit të Maqedonisë”, tha Rexhep Saliu, diplomat karriere./ Alsat.mk