Saliu: Toni Sali, viktimë e një administrate të keqe

Zëvendësavokatja e Popullit Suzana Saliu e ftuar në “Programi 200”, për të diskutuar rreth rastit të Toni Sali, një i ri që ndërroi jetë pa pasur një numër amzë, pa pasur mundësi që të realizoj shumë të drejta të tija, përfshirë edhe të drejtën shëndetësore. Saliu, me këtë rast tha se Toni Sali ishte viktimë e një administrate të keqe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Është pak e pa lakmueshme që të flasim në rrethana kaq rënduese, post-mortum të flasim për realizimin e të drejtave të një qytetari të ri i cili fatkeqësisht është edhe viktimë, mund të themi se është viktimë e administratës së keqe të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Avokati i Popullit që se e ka pranuar ankesën e Tonit, menjëherë ka ndërmarr të gjitha mekanizmat që këtë rast ta ndriçoj dhe që rasti të zgjidhet…Lënda ka qenë kryekëput në kompetencat e Drejtorisë së Evidencës Amë, sepse ato janë kompetentët për zgjidhjen e rasteve, jo vetëm për rruajtjen, për mbajtjen, për evidencën amë. Librat e të lindurve, librat e të kurorëzuarve dhe librat e të vdekurve janë në duart e këtij Institucioni. Dhe fati i qytetarit është i lidhur për këtë lloj pune të administratës që nga lindja deri tek vdekja”, tha Saliu.