Sallah dhe Robertson mbeten të shtangur nga fiziku i Hendersonit

Mohamed Sallah dhe Endi Robertson mbetën të shtangur nga fiziku i kapitenit të Liverpullit, Xhordan Henderson, gjatë rikthimit të lojtarëve në klub për përgatitjet para-sezonale.
Skuadra e Jurgen Klop ishte në humor të mire, pasi skuadra u mblodh përsëri pas pushimeve të tyre verore, për të filluar përgatitjet për sezonin 2023/24.
Dhe ishte puna e bërë pas sezonit nga Henderson, që tërhoqi sytë e Robertsonit dhe Sallahut, ku ky i fundit njihet për muskujt e barkut të tij. Në një video të postuar nga klubi, Salah dëgjohet duke thënë i emocionuar.
“A mund ta shohësh këtë? Zoti im”, duke iu drejtuar Hendersonit i cili ishte zhveshur për kontrollet fizike në qendrën “Kirkby”.
“Uau, çfarë trupi”, tha Robertson për kapitenin e klubit, i cili duket i emocionuar por dhe i zënë ngushtë në të njëjtën kohë.
Në ditën e parë të para-sezonit u prezantuan edhe transferimet e reja të klubit, Aleksis MekAlister dhe Dominik Sçobosllai, të cilët takuan shokët e tyre të rinj të skuadrës për herë të parë.