Sallah mund “Covid 19”, gati të luaj ndaj Atalantës

Mohamed Salah do të jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës, e cila zhvillohet gjatë ditës së mërkurë. Golashënuesi më i mirë i Liverpulit mungoi në fitoren e fundit ndaj Lesterit në Premier Ligë, pasi ishte testuar pozitiv gjatë grumbullimit te kombëtarja e Egjiptit. Trajneri Jurgen Klop konfirmoi të martën se 28 vjeçari ka dalë negativ në testin për “COVID-19” dhe ishte i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën e Liverpulit në Kirkbi.

Mo është stërvitur me ekipin dje dhe dukej vërtetë mirë. Të gjitha testet ishin negative, kështu që tani, nëse asgjë nuk ndryshon, ai është në dispozicion, gjë që është mirë”, ka deklaruar Klopp.

Liverpuli pret Atalantën të mërkurën në ‘Anfield Road’, dhe me një fitore të mundshme, siguron kalimin tutje.

LEXO EDHE:

Back to top button