Sallah: Mund të luajë në Madrid ose Barcelonë

Mohamed Salah po shijon një tjetër sezon magjik, duke qenë një ndër më të mirët të momentit. Sulmuesi 28-vjeçar ka zbuluar shumë gjëra në një intervistë për “AS” dhe është pyetur për interesimin e Real Madridit dhe Barcelonës. Egjiptiani, që ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, nuk e ka mohuar që një ditë të luajë në La Liga.

Mendoj se Madridi dhe Barcelona janë dy klube të mëdha. Kush e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani jam i koncentruar që të fitojmë sërish Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve me Liverpullin,” tha mes tjerash Sallah.

Ai e ka futur veten në mesin e më të mirëve në histori të Premierligës dhe natyrisht, në botë. Mohamed Sallah deri më tani ka bërë 172 paraqitje për Liverpullin, duke shënuar 108 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button