Sallah synon rekord të ri me Liverpullin

Sulmuesi Mohamed Salah është duke kërkuar të arrijë një rekord tjetër me Liverpulin. Vetëm katër lojtarë në histori te “Reds” kanë shënuar në katër ndeshje radhazi në gara evropiane dhe Salah do t’i bashkohet këtij grupi nëse shënon kundër Real Madridit.

 

 

 

Roxher Hunt, Robie Fauler, Xhibrill Sise dhe Stiven Zherrard (dy herë) e kanë arritur këtë rekord më herët, derisa Zherrard mban rekordin me pesë ndeshje radhazi në edicionin 2007-08. Egjiptiani për Liverpulin në Ligën e Kampionëve ka shënuar 25 gola në 43 ndeshje. Përballja mes Real Madridit dhe Liverpulit nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Alfredo di Stefano”.

LEXO EDHE:

Back to top button