Sami Lushtaku s’mund të kandidojë për komunën e Skënderajt

Sami Lushtaku s’mund të kandidojë për kryetar të komunës së Skënderajt.

Ai është mes 160 kandidatë që kanë probleme me ligjin dhe si pasojë nuk mund të garojnë në zgjedhjet vendore të tetorit.

Gjykata Supreme e Kosovës ka vërtetuar dënimin e Sami Lushtakut për arratisjen nga “Burgu i Dubravës”.

Vetë Lushtaku, i cili përfaqëson Partinë Demokratike të Kosovës ka fajësuar për ketë vendim presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

“Duke parë përkrahjen e madhe që ka PDK në Skenderaj, unë si kryetar dege dhe kandidat për kryetar të Komunës, për të ma pamundësuar kandidimin tim, është bërë presion i madh mbi institucionet e pavarura dhe ato të drejtësie. Ky presion është bërë nga dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja”, u shpreh ai.

Në vend të Lushtakut, PDK-ja në Skenderaj pritet të përfaqësiohet nga Fadil Nura.

Në këtë komunë kandidon si i pavarur edhe Bekim Jashari, i cili do të mbështetet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kjo e fundit ka tërhequr kandidatin e saj nga gara.

LEXO EDHE:

Back to top button