Samir Ujkani, tani zëvendësdrejtor i kombëtares së Kosovës

Ditë më parë, përmes një postimi në rrjete sociale, Samir Ujkani, njoftoi se ka mbyllur karrierën e tij në moshën 35-vjeçare, ndërsa sot merr një rol tjetër në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e priti sot në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i kombëtares së Kosovës.

I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që kryetari Ademi dhe FFK i besuan në kombëtaren e Kosovës. Ai falënderoi kryetarin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për përfaqësuesen, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër.

LEXO EDHE:

Back to top button