Samit europian për valën e re të COVID-19

Samiti i Bashkimit Europian të enjten dhe të premten në Bruksel do të zhvillohet në videokonferencë, njoftoi sot një zëdhënës europian.
“Takimi i nivelit të lartë të enjten do të mbahet përmes videokonferencës për shkak të valës së re të koronavirusit në shumë vende anëtare”, theksoi Barend Leyts, zëdhënës i presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.
“Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel ndërkohë do të vazhdojë bisedimet me të gjithë udhëheqësit”, shtoi ai.
“Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e mori këtë vendim pas rritjes së rasteve me COVID-19 në shtetet anëtare”, theksoi në Twitter zëdhënësi i tij, Barend Leyts.